Gerta Shino, ish-banore në një prej edicioneve të “Big Brother” javë më parë u bë nënë për herë të parë.
Djali, i quajtur Kai, erdhi në jetë si fryt i dashurisë së saj me frizerin shqiptar, Florent Avdullahi.
Gerta që jeton bashkë me Florentin në Oslo të Norvegjisë, me profilin e saj të një blogger-eje mban interaksion të madh me ndjekësit.
Dikush prej tyre, në një “mal” pyetjesh mbi shtatzëninë e ka pyetur mbi gjidhënien pas bërjes së gjoksit, intervenim në të cilin, Gerta ka kaluar kohë më parë.
Përkundër se mund të jetë e habitshme për dikë, gjoksat e mbushur me silikon nuk janë problem për gjidhënie në ditët e sotme.
“Nuk ka asnjë problem, mjekësia ka avancuar” – shprehet mes tjerash Gerta në postimin e bërë në Instagram.
Ajo kredite për faktin që ushqehet djali nga gjiri i saj, i jep doktoreshës e cila e ka kryer intervenimin. /Prive.al