Dafina dhe Melinda janë dy gratë e së njëjtës industri që përkrahin njëra tjetrën në punën që bëjnë.
Së fundmi Melinda u rikthye në muzikë pas vdekjes së të ëmës me këngën “Qa din ti” që u shoqërua edhe me videoklip.
Kënga u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e reperes, dhe Dafina gjithashtu shprehi pëlqimin që ka për këngën duke e ndarë në llogarinë e saj në Instagram.
Për më tepër ajo u shfaq duke kënduar këngën në makinën e saj.
Të njëjtën mbështetje i kishte dhënë Melindës edhe ku ajo kishte publikuar këngën “Mëkatare” në dhjetor të vitit të kaluar. /Prive.al