Gjërat po bëhen serioze? Cozman bën pushimet bashkë me të dashurën dhe familjen

By

Reperi Cozman po qëndron këtë verë me kohë të plotë në Kosovë.

Ai këtë po e bën pas shumë kohësh qëndrim në Londër.

Puna në projekte të reja e me gjasë dashuria, po e mbajnë këtej reperin.

Siç u bë e ditur para disa javësh, ai po shijon një romancë të re, e para për të cilën përflitet publikisht që prej ndarjes nga Tuna.

Cozman është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Prishtina të quajtur FJolla, me profesion grimere.

Këtë verë, ata po i shijojnë pushimet e para krah njëri-tjetrit.

Çifti, të shoqëruar nga familja e Cozyt po pushojnë në jug të Shqipërisë, siç edhe e kanë treguar përmes postimeve në rrjete sociale.

Mesa duket, gjërat janë bërë mjaftueshëm serioze për çiftin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm