Të qenit një nënë e fëmijëve të vegjël do të thotë të jesh gjithnjë e gatshme për çdo situatë. Në një anë, edhe gjërat do të mbash në çantë do të konsistojnë në gjërat për fëmijë.
Ky është edhe rasti i njëjtë për Elitën që është nënë e dy fëmijëve të adhurueshëm, Zërit dhe Botës.
Ajo për Prive, na tregoi edhe gjërat që mban në çantën e saj, dhe sigurisht që të gjitha janë për fëmijët e saj.
Çfarë mban ajo në çantën e saj?
Sigurisht, pelenat për të porsalindurën e saj Botën.
Të gjithë nënat e dinë se gjithnjë duhet marrë shumë pelena kur dilni jashtë shtëpisë. Më mirë të kesh shumë se pak, sepse gjërat të paparashikueshme mund të ndodhin.
Lodrat e Zërit
Të gjithë fëmijët kanë lodrat e tyre të preferuara që duan t’i kenë me vete gjithnjë – edhe nëse kjo të thotë se ata nuk po i mbajnë. Zëri është në moshën që fëmijët janë shumë aktivë dhe duhet të ketë lodrat e tij që të kalojë kohën.
Kuleta
Sepse, ku do të nisesh pa një kuletë? Edhe me shumë gjasë kuleta e Elitës është e mbushur me fotografitë e fëmijëve të saj shumë simpatikë!
Syzet
Elita tha se ajo gjithnjë mban syzet në çantën e saj. Kjo sepse do të jetë ndoshta gjatë gjithë kohës në diell me fëmijët.
Buzëkuqin ose balsamin për buzë
Ndonëse moderatorja nuk ka gjithë kohën e botës që t’i kushtojë vetes kujdesin maksimal, askush nuk ka dëshirë të ketë buzë të thara.
Parfumin
Moderatorja mban në çantën e saj gjithnjë një parfum sepse është një nga gjërat që kompleton cdo veshje dhe çdo dukje.
Së fundmi ajo ka marrë edhe një parfum në Masion De Parfum.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të zbuluar se cilin ka zgjedhur ajo dhe reagimin e saj kur e spërkati për herë të parë. /Prive.al