Mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili nuk i ka shpëtur infektimit me COVID-19.
Sot u bë e ditur se këngëtari është shtrirë në Tiranë për trajtim më të zgjeruar. Megjithatë, Qamili duket se transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar.
Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën. Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.