Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja

By

Regjisorja nga Prishtina, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur sot në orët e paradites në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një reagimi publik.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjith bashkëpunëtorëve!”, thuhet në reagimin e QKK.

Raportet policore pranuan informatën për trupin e pajetë në lagjen Kalabria rreth orës 9 të mëngjesit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm