Gili feston sot ditëlindjen!
Këngëtarja që në të vërtetë quhet Fevzije Berani, mbush hiç më pak se 56 vjet, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore të cilën e vazhdon edhe sot.
Gili hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë me ndjekësit këtë datë të rëndësishme për të.
“Ditëlindja ime sot”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.
View this post on Instagram
Ndryshe, Gili këto ditë është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit me Sabri Fejzullahun “Bon be”, të cilën e lansuan disa ditë më parë.
Shumë urime Gili. /Prive.al