E nisi duke e mbajtur fshehur shtatzëninë e saj dhe edhepse e tërë bota po spekulonte se ajo po pret një bebe, ky lajm asnjëherë nuk u konfirmua deri mbrëmë.
E famshme Kylie Jenner, që është njëra ndër vajzat më të pasura në botë, ka sjellë në jetë një vajzë që me 1 shkurt, ndërsa njoftimin e ka bërë tek pas katër ditësh.
Ajo ia doli që ta mbajë të fshehur faktin se po pret një bebe, ndërsa këtë e arsyetoi me faktin se nuk kishte dashur që stresi i publikut, t’i imponohej foshnjës së saj dhe kishte dashur të kujdesej për shëndetin e bebes.
Kylie përmes një postimi në Instagram, ka kërkuar mirëkuptimin e fansave të saj, duke u thënë se kjo ishte përvoja më e bukur që kishte pasur në jetë dhe se shpreson në mirëkuptimin e tyre.
Jenner ka shkruar në profilin e saj në Instagram një mesazh, ku ndër të tjerash falënderon edhe miqtë e familjarët e saj që e ndihmuan ta mbante të fshehur faktin se ishte shtatzënë, ndërsa më pas ka publikuar një seri momentesh nga 9-të mujori i ëmbël.
Këto imazhe shpërthyen në internet, si për të vërtetuar se ajo ishte shtatzënë, pas disa spekulimeve se ajo ishte nënë surrogate për të motrën e saj Kim Kardashian, e cila para pak ditësh po ashtu u bë për të tretën herë nënë, duke mos lindur vetë, por nëpërmes një gruaje që i shërbeu si “nënë surrogate”. /Prive.al