Adriana Matoshi feston ditëlindjen: Aktoren e surprizojnë në shesh-xhirimin e “O sa mirë” (FOTO)

By

Aktorja kosovare Adriana Matoshi, nuk i ka shpëtuar emocionit drithërues që të jep një surprizë ditëlindjeje.

Në 38-të vjetorin e saj të lindjes, Matoshi gjersa ishte në shesh-xhirimin e njërit prej episodeve të serialit “O sa mirë”, është surprizuar nga kolegët e saj dhe ekipa e serialit.

Një video në profilin e saj në Instagram, e ka publikuar Arta Nitaj që është edhe njëra ndër miket më të mira të Matoshit.

Matoshi shfaqet shumë e entuziazmuar në këtë video, ndërsa kjo ditëlindje e gjen me suksese të mëdha në karrierë, pasi filmi i saj i sapo publikuar “Martesa”, po ecë suksesshëm në kinemanë kosovare, duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm për ta parë.

Adriana është nënë e katër fëmijëve, ndërsa mosha 38 vjeçare nuk përkon aspak me fizikun e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm