Gjatë ditës së sotme, Milot Llalloshi, vëllai i Edonës, u bë baba për herë të dytë, pasi në jetë erdhi vajza e tij e cila quhet Roma.
Pas njoftimit nga Miloti dhe fotografisë së postuar në Instagram ku shihet dora e saj, ka qenë këngëtarja ajo e cila e ripostoi imazhin e njëjtë për t’i uruar mirëseardhje mbesës.
“Mirë se na erdhe loçka e hallës”, ka shkruar Edona duke etiketuar edhe çiftin.
Miloti dhe bashkëshortja e tij Erxhina janë prindër të edhe një djali me emrin Priam./Prive.al