Mbrëmë startoi Big Brother VIP Kosova 2.
Banori i parë që hyri në shtëpi ishte ishte këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi. Ai u shpreh se po hynte në shtëpi si beqar por shumë i dashuruar.
E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime në rrjet. Me të hyrë në shtëpi banorja e dhjetë Edona James, ish-banori i këtij formati, Getinjo, ka reaguar pas hyrjes së Edonës me një thumb për Bleron.
Ai ndau një postim në InstaStory dhe shkroi: “Blero kësaj here mos dështo”.
Ky reagim është marrë si një thumb për Bleron pasi vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re, duke u shprehur më i dashuruar se kurrë më parë dhe u nda sërish së fundmi. /Prive.al