Muaji i mjaltit në një vend të veçantë të botës, e bëri Getoar Selimin me një mik të veçantë.
Reperi që po pushon atje me gruan e tij, moderatoren Marina Vjollca, ka takuar një vendas të këtij shteti, që në botë përmendet për bukuritë, stilin e jetës dhe shpirtin që ka.
Ndër të paktat fotografi që Geti ka publikuar në Instagram nga kjo kohë e kaluar atje, është edhe kjo me një të moshuar xhamaikan, me të cilin ka realizuar një fotografi.
Reperi i thotë vëlla këtij personi, i cili quhet Maji e po ashtu, ka cekur në shkrim një pjesë të vogël të bisedës.
“Vëllai ime MAJI më tha: Dashuria është religjioni im”, ka shkruar Geti. /Prive.al