Shumë kohë më parë: Greta Koçi, Çiljeta, Elvana dhe Soni në një fotografi

By

Një fotografi shumë e rrallë është publikuar këtë të hëne nga faqja e famshme shqiptare në Instagram “Vipat e Bllokut”.

Kjo faqe që herë pas here ka nxjerrë në shesh “sekretet” e bukurisë së të famshmëve shqiptarë, ka publikuar një fotografi të vjetër të katër këngëtareve shumë të njohura.

Vipat e Bllokut që zakonisht ka bërë krahasimet e figurave publike se si ata dukeshin më parë e si tani e ka nxjerrë në pah ndërhyrjet estetike që ata kanë bërë, ka lansuar në profilin e vet një imazh ku shfaqen bashkë Soni, Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjara dhe Greta Koçi.

Imazhi i shfaqë këngëtaret në një kohë më të hershme, kur ato ishin shumë të reja. Që të katërta duken bukur edhe atëherë e nuk vërehet ndonjë ndërhyrje e madhe në fizik, përveç punës që ato kanë bërë me palestrën e po ashtu ndërhyrja e Çiljetës në gjoks, të cilën ajo edhe vet e ka treguar publikisht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm