Georgina Rodriguez dhe Elita Rudi shfaqen me kostumin e njëjtë

By

Ndodh rëndom që fytyrat publike nëpër botë të shfaqen me veshje të njëjta.

Së fundmi ndodhi me Gerogina Rodriguez dhe Elita Rudi u shfaqën me kostumin e njëjtë të punuar nga mëndafshi i zi dhe dekoruar me pupla po të zeza.

Me kostumin e zi së pari pamë Georgina e cila e veshi për ditëlindjen e saj të 28-të në një festë madhështore në Dubai.

Ajo kombinoi kostumin me një palë take të larta ngjyrë ‘nude’ dhe me bizhuteri të shkëlqyeshme ndërkaq flokët i kishte të mbledhur pas në topuz.

Ndërkaq, moderatorja shqiptare veshi kostumin e zi tre ditë më parë. Ajo e kombinoi menjë palë take të larta ngjyrë rozë, flokët e gjatë i kishte të lëshuar dhe dukjen e kompletoi me një palë vathë masivë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm