Ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij “Sa jena t’ri”, i cili po korr frutet e para të suksesit. Mirëpo ky produksion nuk ishte i menduar që të lançohet tani.
Prive.al kishte raportuar në dhjetor të 2017-s që GentFatali ka finalizuar këngën e tij dhe pritej lançimi, gjë që nuk ndodhi.
Mirëpo në Wazzup të Klan Kosova, artisti tregoi pse u anuluan projektet paraprake të tij. Fillimisht, në momentin kur duhej të lançohej videoklipi i tij në vitin e shkuar, një tjetër këngëtar kishte publikuar spotin që ishte i ngjajshëm me atë të reperit dhe i’u desh ta anulonte.
Më pastaj, realizoi një tjetër këngë ku sërish para publikimit, doli një tjetër produksion muzikor që ishte i ngjajshëm me të ku prapë e anuloi, për të ardhur tek “Sa jena t’ri” ku rastësia nuk mungoi.
Në kohën kur Genti paralajmëroi “Sa jena t’ri”, mori një telefonatë nga Elinel i cili tregoi se dhe ai kishte këngën me po të njëjtin emër.
Për t’iu shmanguar akuzave për vjedhje, të dy reperët vendosën që “Sa jena t’ri” ti publikonin në të njëjtën ditë.
Shpresojmë që Genti të ketë më shumë fat në projektet e radhës e mos ketë rastësi të tilla që të bëjnë ta anulosh këngën./Prive.al