Këngëtarja Genta Ismajli sot feston ditëlindjen.
E ndonëse në orët e para u duk se në 33 vjetorin e lindjes e pret një festë modeste që përfundoi me tortën që ua sollëm gjatë ditës në portal, duket se më e bukura është ruajtur për mbrëmje.
Këngëtarja është bërë gati për të festuar sonte dhe paraqitja e jashtme ka qenë fokusi kryesor.
Në disa prej fotografive të ndara nga dyshja Sellma e Kaci, Genta shihet teksa me trendet e reja të grimit dhe frizurave shkëlqen nën kurimin e dyshes që iu beson tash e disa vite.
Pamjet e mëposhtme flasin vetë… /Prive.al/