Këngëtarja Genta Ismajli disa javë më parë ishte në Tiranë për punë.
Ajo ka bashkëpunuar me produksionin e Rezarta Shkurtës për krijimin e disa inserteve si kujtim i shtatzënisë.
Një pjesë ajo e ka publikuar sot.
Koncepti është lidhja me vendin e origjinës por edhe Amerikën, atje ku këngëtarja ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj.
“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do ti ngjasosh?” – është shprehur këngëtarja në videon e ndarë.
Kujtojmë se Prive në edicionin e së premtës, një javë më parë zbuloi pritjen e ëmbël të Gentës me binjakë. /Prive.al