Këngëtarja Genta Ismajli ndër vite, qysh prej fillimeve të karrierës falë edhe karakterit që ka ka sfiduar shumë barriera.
Duke lënë anash komplekset, me energjinë që e karakterizon, ajo ka eksperimentuar shumë në stil, veshje, lëvizje skenike duke qenë shpesh një hap para të tjerëve.
E në vazhdën e transformimeve në dukje, Genta së fundmi ka mahnitur me pamjen e saj.
Në një stil të flokëvë ‘të lagura’ sic edhe është caktuar trendi nga yjet ndërkombëtarë së fundmi, e veshur në të bardha, këngëtarja ka lënë pa fjalë me imazhin e kuruar nga Sellma dhe Kaci.
Kujtojmë se në rrafshin profesional, ‘Squat baby’ mbetet projekti i fundit i këngëtares që tashmë ka tejkaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve në Youtube duke u ranguar ndër projektet më të sukesshme të muajve të fundit. /Prive.al/