Reperi i njohur nga Prishtina, Gent Fatali i cili aktualisht është pjesë e ‘Max Team’ që nga bashkëpunimi i fundit me Samantën nuk ka bërë ndonjë prurje të re.
Ndonëse i mangët në projekte të reja, puna për to nuk është ndaluar aspak teksa artisti tashmë ka gati diçka të re.
Nuk dihet në se projekti i ri është SINGLE apo përsëri bashkëpunim por pavarësisht kësaj artisti tregoi që nuk po mund të presë deri në publikimin e këtij projekti.
Marrë parasysh suksesin e fundit me ‘Na e dina’, pritshmëritë për një tjetër sukses nga artisti janë të mëdha. /Prive.al/