Genc Prelvukaj ka dhënë një lajm të ri për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Reperi njoftoi përmes Instagram se kënga e tij e paralajmëruar javë me parë me titull “Lule e borës”, do të publikohet të mërkurën me fillim të orës 14:00.
Genci ndau një fotografi të shkëputur nga videoklipi për të dhënë lajmin, në të cilin i ka lënë koment edhe e fejuara e tij Eni.
“Kënga më e mirë ndonjëherë”, ishte komenti që bëri këngëtarja.
Nëse ju ka humbur, Genci dhe Eni u fejuan vitin e kaluar por e mbajtën të fshehur deri para pak muajsh kur nxorën fotografi nga dita e propozimit./Prive.al