Tashmë që ka përfunduar sezona e verës, këngëtarët dhe artistët tanë kanë kohë të lirë më tepër andaj disa prej tyre po e shfrytëzojnë siç është më së miri, duke u marrë me fitness e sporte të ndryshme.
Njejt po vepron edhe reperi Genc Prelvukaj i cilii sot ka postuar një foto në njërin prej fitnesseve më të mëdha në vend ku shihet se është mjaft i motivuar që të mbajë trupin e tij në formë.
Dihet se për disa vite Genci ka mbajtur edhe poziten e këshilltarit politik në Ministrine e Kulturës dhe gjatë asaj kohe nuk është marrë me fitness apo ndonjë sport tjetër dhe pati ulur aktivitetet muzikor , por tash e një kohë ai I është rikthyer intensivisht muzikës dhe duhet se bashkë me të ka gjetur edhe motivim për hobin e ri. /Prive.al