Me padyshim është ndër reperët e producentët më të suksesshëm të dy dekadave të fundit.
Këtë e dëshmon më së miri jetëgjatësia e tij në skenë dhe mënyra se si ka qëndruar pranë publikut, gjithmonë i kërkuar.
Genc Prelvukaj, po bën 20 vjet karrierë në muzikë. Ishte shumë i ri kur e nisi ndërsa ende po jeton me këngët e tij në skenë, përderisa gjatë kësaj kohe ka nxjerrë në tregun muzikor edhe emra të rinj.
Ai drejton produksionin “Black Fish”, ndërsa edhe në jetën personale ka të reja goxha të këndshme. Tashmë është i dashuruar me këngëtaren e bukur Eni Koçi dhe dyshja e ka marrë lidhjen seriozisht.
Por në këtë mëngjes, Genci ka pasur dy-tri fjalë për veten e me anë të kësaj deklarate, ka thumbuar pak edhe kolegët e tij, sidomos ata që janë rishtazi në skenë.
“Ke pasur 4-5 vjet të suksesshme në këtë biznes. Urime për këtë, por unë i kam 20. Ta shohim se çfarë do të bësh në 15 vitet e ardhshme. Nëse ia del mirë, mbase të lë të ulesh afër meje”, ka shkruar Genci. /Prive.al