Tashmë të gjithë e dini që Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, janë fejuar.
Çifti i cili e mbajti të fshehur lidhjen për disa muaj, madje edhe fejesën, dolën publikisht vitin e kaluar për të treguar se janë bashkë.
Tashmë ata nuk fshihen dhe i bëjnë dedikime njëri-tjetrit publikisht.
Por, një përshkrim i Gencit për Enin, është thjesht emocionues.
Ai hyri në Instagram dhe postoi një fotografi të të fejuarës për t’i treguar sa e bukur është dhe se një jetë është pak me të.
“Kjo eshte Hana.
Bukuria e saj e vertete, qe nuk ndryshon kurre, qe nuk
venitet as iken, eshte nga brenda.
Miresia qe rrjedh perbrenda saj eshte me e madhe se oqeanet
ndersa buzeqeshja jep drite ne cdo pjese te jetes ku eshte vertete erret.
Me vjen inat sepse fjalet jane aq te varfuna te pershkruaj
sic duhet.
Nje jete eshte pak me ty”, ka shkruar Genci.
Eni nuk vonoi shumë dhe ia ktheu me: “Aëëëë” dhe disa zemra.