Reperi kosovar më në fund pas angazhimeve të shumta me projekte të reja e pas publikimit të këngëve që rezultuan të suksesshme, ka nisur pushimet.
Ai po publikon njëpasnjë fotografi nga Turqia, në resorte të ndryshme në Alania e Antalia.
Edhepse ka një të dashur tash e sa muaj, ai po shihet i vetëm i pashoqëruar nga Eni Koçi, vajza që i ka marrë zemër.
Dyshja ende nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre, por nga burime të dyshes, Prive ka mësuar se ata tash e sa muaj janë në një lidhje serioze.
Ama, ndonëse Eni nuk po shihet kund afër tij, ajo nuk po ndalon së pëlqyeri fotografitë e të dashurit të saj, edhepse nuk ka konfirmim nga ana e asnjërit se ata janë të dashur. /Prive.al