Ai është ndër të parët që është marrë me rep muzikë në Kosovë. Por duket se tashmë ka gjetur një tjetër profesion.
Genc Prelvukaj pas suksesit me këngën e fundit në bashkëpunim me Lyrical Son, “A t’merr malli”, po provon diçka tjetër.
As mendja nuk do t’ua merrte se pasioni i tij i ri po del të jetë zhytja.
Në një fotografi që ai ka publikuar në rrjetin social instagram, Genci ka treguar se e ka provuar edhe zhytjen, duke shkruar: “Shumë shpejt zhytës”.
Por se a do e zëvendësojë muzikën me pasione të tjera Genci, kjo mbetet të shihet!