Genc Prelvukaj ka ditëlindjen, nuk vonon as urimi i Eni Koçit (FOTO)

By

Këngëtari kosovar Genc Prelvukaj, të dielën ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Urimet për artistin nuk kanë munguar, dhe më i veçanti ndër ta ishte ai i Eni Koçit, këngëtaren me të cilën tash e sa muaj ka nisur një lidhje.

Ndonëse çifti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se janë të dasuhruar në njëri tjetrin, Prive nga burime afër tyre ka kuptuar se lidhja është mjaft serioze.

Përderisa Genci para pak ditësh për ditëlindjen e 21-të e uroi Enin, edhe urimi i saj erdhi.

“Urime ditëlindjen Genc Prelvukaj. Të uroj vit të mbarë, shëndet dhe çdo gjë të mirë. Shumë suksese dhe buzëqeshje në ditët që vijnë. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, një urim për Gencin ka pasur edhe tash kunata e tij, këngëtarja Greta Koçi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm