Reperi i njohur ka probleme me emrin

By

Dr Dre do të ngelet Dre ende, megjithatë në lidhje me këtë emër i kanë dalë disa telashe.

Dr.Drai një gjinekolog nga Pensilvania ka kërkuar që të patentojë emrin e tij në vitin 2015 si “Doctor Drai OBGYN & Media Personality” (Gjinekolog dhe personalitet televiziv).

Dr Dre tentoi që ta frenonte këtë kërkesë duke thënë se mund të shkaktonte konfuzion në treg, kjo pasi që emrat e tyre tingëllojnë njëjtë.

Megjithatë zyra ligjore është pajtuar me mjekun dhe ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme që ky emër mund të shkaktojë konfuzion.

Si përfundim këngëtari ka humbur këtë rast gjyqësor.

Artikuj të ngjashëm