Genc Prelvukaj i pandalshëm, paralajmëron zjarr me projektet e reja!

By

Këtë verë krijoi ca hite e u shua për pak kohë, për t’u rikthyer me këngëtaren Eni Koçi në dy bashkëpunime që morën zemrën e publikut.

Reperi Genc Prelvukaj, iu bashkua serive të këngëve duete që pamë këtë sezon, dhe i dolën shumë të suksesshme.

Ditëve të fundit u përfol për ndarje nga e dashura Eni Koçi, por ata të dy plasën bombën duke publikuar këngën remake të hitit të vjetër “Shi bie në Tiranë”.

Kjo këngë erdhi në këtë fundvit, ndërsa vitin që e kemi në prag Genci po e paralajmëron të zjarrtë, ngase ka edhe dy projekte të reja.

Prelvukaj ka publikuar në profilin e tij në Instagram një paralajmërim për projektet e reja, për të cilat thotë se edhe borën e janarit do e shkrijnë. /Prive.al

Ne Janar e shkrijme boren bashke ?? Dy sene treja gati #unstoppable

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Artikuj të ngjashëm