Javë më parë, përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, Prive raportoi se pas ndarjes personale, në fund të verës vjen edhe ndarja profesionale mes Dafinës dhe DJ Geek.
Burimet tona patën precizuar qartë se me të mbaruar turi veror, Geek, me vendim të Dafinës, do të largohet nga ekipi.
Dhe koncerti i fundit i sezonit të nxehtë (super të suksesshëm duhet thënë) nuk qe gjë tjetër pos konfirmim i asaj që e kemi raportuar kaherë.
Lamtumirën, DJ-i e ka dhënë përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjete sociale.
Ai shprehet:
‘Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu. Ky ishte shou i fundit për mu në ekipin e Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës.’
Me të mbaruar koncerti i fundit, Dafina dhe Geek kanë pushuar edhe së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.
Gjurmët Geek-ut i janë zhdukur edhe nga platformat sociale të Moneyz ku kanë qenë të publikuara video projektet e tij muzikore.
Për këtë pjesë, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt, këngët e tij do të jenë të qasshme në kanalin e tij të ri në Youtube, ku duhet t’ia nisë nga e para si me klikime ashtu edhe me numër të ndjekësve.
Suksese Geek-ut në kapitullin e ri! /prive.al