Ditën e sotme një numër i madh i personazheve publike nga politika në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv në virusin SARS-CoV-2.
E duket se pandemisë nuk i ka shpëtuar as një prej gazetarëve më të njohur.
Moderatori shumëvjeçar i Radio Televizionit Shqiptar, Bledi Strakosha është konfirmuar sot pozitiv.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Strakosha përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet se përkundër kujdesit maksimal të treguar në këto kohë, ai sot ka rezultuar me virusin që ka pushtuar botën.
”Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët” – ka qenë apeli i Bledit në postimin e bërë.
Urojmë që ta kalojë virusin sa më lehtë që është e mundshme. /Prive.al