Gazetari e lë pa fjalë të dashurën, i propozon midis klubit

By

Lidhjen e tyre të dashurisë shumë prej jush mund ta keni të njohur.

Kjo sepse, janë ndër çiftet më virale veçanërisht në rrjetin social Tiktok, aty ku ndajnë copëza nga përditshmëria e tyre.

E duket se gazetari Klinton Zeqiraj nuk ka pritur më për ta çuar raportin me Ekaterinën në një tjetër stad.

Ai ka vendosur t’i bëjë asaj një propozim të papritur, tejet emocionues.

Në mes të klubit ku performonte ikona Aurela Gaçe, Klintoni në dy gjunjë, mes emocioneve të forta dhe ovacioneve nga të pranishmit, ka marrë PO-në e jetës nga Ekaterina.

Me trashëgime çifti! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm