Gati për një tjetër duet interesant mes meshkujve në estradë?! (FOTO)

By

Është një prej artistëve më jetëgjatë në skenë tek moshat e reja.

Fjala është për reperin Milot Hasangjekaj i cili që prej 1997 me Genc Prelvukaj i dha shumë hite diskografisë shqiptare.

E së fundmi, ai u pavarësua pak nga grupi duke u angazhuar në projekte pa Gencin.

Gjërat morën trajtë më serioze me emërtimin e ri në skenë si Big EM.

Pak kohë pas këtij zhvillimi, Miloti ka bërë të ditur bashkëpunimin e rradhës.

Shumë shpejt, ai do të vijë në duet me Genën në projektin e titulluar  ‘Gajle’.

Mbetet të shihet në pak ditë se çfarë kanë përgatitur dyshja në këtë bashkëpunim meshkujsh, të shpeshtuar së fundmi në muzikën shqiptare. /Prive.al/

Image may contain: 2 people, people standing

Artikuj të ngjashëm