Këngëtarja Elvana Gjata u rikthye me një “EP” të titulluar “Çelu”.
Ajo ripërsëriti suksesin e bashkëpunimit të tre viteve më parë me Pirro Çakon në shtatë këngë që u pëlqyen tejmase.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Komentet nga kolegët kanë qenë të shumta dhe shumicën dërmuese prej tyre, Elvana i ka replikuar.
Por, është një koment që ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.
Lavdi i Alketës nuk ka pasuar me një përgjigje.
Kjo ka rikthyer vëmendjen tek pjesëmarrja e Elvanës në “Festivalin e Këngës” vitin kur drejtohej nga Vera dhe Alketa, ku u vlerësua me çmim por të dytin dhe jo të parin.
Alketa atëbotë tentoi të ‘distancohej’ nga vendimi duke i lënë direkt barrën e rrjedhës së ngjarjes jurisë por indirekt besa edhe bashkëpunëtores së saj shumëvjeçare, Vera Grabockës. Mesa duket, Elvana episodin nuk e ka harruar! /Prive.al