Në debatin e madh ndërkombëtar tashmë për vendosjen e Kosovës në hartë nga Apple ka reaguar edhe reperi shqiptar me famë botërore, Gashi.
Artisti ka bërë disa postime në llogarinë e tij në Instagram ku përpos kërkesës për njohjen e hartës së Kosovës, ka treguar edhe disa histori të kryqëzimit të tij vetëm pse ishte me prejardhje shqiptare.
“Bëj shumë për komunitetin shqiptar. Jam kryqëzuar shumë nga njerëzit që më thanë se kam bërë gabim që kam bashkëpunuar me artist shqiptar. Që e ula veten. Po mundoheni të më sabotoni por që nuk mundeni.
Unë kam arritur në Amerikë, si një artist shqiptar. Do e ndryshoj mënyrën se si tjerët na shohin, duke u frikësuar nga ne” – thuhet ndër të tjera në postimet e Gashit
Artisti pavarësisht se ka kontratë me një nga menaxhmentet më të njohura në SHBA, ai sërish ka bashkëpunuar me emra shqiptarë si Adelina Ismaili e Ledri Vula e po ashtu edhe me artistë të njohur globalisht.
“Upset” është projekti i fundit nga ai që erdhi sërish me një shqiptare, Njomza dhe Pink Sëeat$./Prive.al