Sonte në pjesën e parë të emisionit NIN po diskutohet për ushqimet që konsumojmë ne si shqiptarë.
Në mesin e mysafirëve ishte këngëtarja Ganimete Jashanica ajo që shtroi një tezë interesante kur foli për origjinën e picës.
Sipas saj, ndoshta pica ka origjinë nga Kosova, bazuar në faktin se edhe sot në familjet shqiptare sidomos të regjionit të Llapit gatuhet një pite me një petë në të cilën vendosen përbërës të ndryshëm.
Një hipotezë të tillë është përfolur edhe nga kuzhinierë shqiptarë sipas të cilëve shkaku i rrethanave kemi humbur autenticitetin, megjithatë në fakte historike, ajo që dihet sigurtë është se pica moderne e ka origjinën në Napoli të Italisë. /prive.al/