“Gang Gang” e Feros gati për treg!

By

Reperi i njohur Fero, para pak muajsh ka hapur zyrtarisht labelin e tij muzikor që mban emrin “Gang Gang Entertainment”, siç është edhe shprehja e famshme e artistit.

Mirëpo, kjo kompani nuk do të jetë vetëm për krijimin e këngëve e klipeve të Feros por edhe të artistëve të rinj, e madje ka zgjedhur një mënyrë unike për industrinë muzikore duke hapur konkurs.

Vetë reperi ka treguar se labeli do të jetë shtëpi e re për artistët e puna për tre nga ta veçse ka nisur.

Detajet mbi kompaninë e reperit mund ti kuptoni në këtë material të Prive, që u xhirua në ditën e hapjes zyrtare të “Gang Gang Entertainment”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm