G4SHI nga Amerika ndjek lajmet e Klan Kosovës (FOTO)

By

Ka vite të tëra në Amerikë ku edhe tenton të arrij sukses si emër shumë premtues mirëpo rrënjët me origjinën nuk i ka shkëputur.

Reperi G4SHI i cili njihet më së miri për bashkëpunimin me Adelina Ismailin në projektin ‘Karma’ edhe një herë ka vërtetuar se mbetet në rrjedha me zhvillimet në Kosovë.

Ai në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një video nga një kronikë e mbrëmshme e gazetares Artiana Matoshi që trajtonte një familje në gjendje të rëndë sociale.

‘Qëndro i bekuar e mos u streso… mund të jetë gjithmonë më keq. Bëj para dhe kthehu sërish në shtëpi për të bërë diferencën’ – ka qenë mbishkrimi i reperit sipër kronikës së Klan Kosovës.

Ndryshe, G4SHI, i cili emrin e vërtetë e ka Labinot ka lindur në vitin 1989 në Libi ku ishin zhvendosur prindërit e tij të cilët pas disa shpërnguljeve në shtetet e Europës, në 1998-tën më në fund zbarkuan në New York aty ku vazhdojnë të jetojnë ende. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm