Futbollisti i njohur Agim Zeka ka kurorëzuar sot dashurinë në Prishtinë.
Ai dhe partnerja e tij prej kohësh Nora e kanë kryer procedurën ligjore në Komunën e Prishtinës.
Siç shihet në xhirimin e siguruar nga Prive.al, të pranishëm kanë qenë rrethi i ngushtë i familjarëve, përfshirë motrën e Agimit, bukuroshen Majlinda Zeka.
Kujtojmë se pas disa viteve në klubet europiane, nga vera e vitit të kaluar, Zeka luan për Dritën e Gjilanit në një kontratë dy vjeçare. /Prive.al