Fustani që la nam: Kaq shpenzoi Armina Mevlani në veshjen e fejesës (FOTO)

By

Blogerja e famshme shqiptare, e njohur për veshjet e saja firmato dhe shijen e hollë në modë, u fejua mbrëmjen e së dielës, pas shumë kohësh në lidhje.

Mevlani u bë nuse në familjen e ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, pasi që u fejua me djalin e tij, Shkëlzenin.

Dyshja e njohur u fejuan në një ceremoni private në Pallatin e Brigadave. Ata kishin ftuar 30 persona, miq e të afërm dhe pak pas fillimit të ceremonisë, fotot nga festa u përhapën menjëherë në rrjet.

Armina shkëlqeu në ditën e saj të lumtur, teksa ishte veshur me një fustan me lule të gjatë deri në fund të këmbëve. Mirëpo, nuk e dinit kuptimin e veçantë të veshjes së saj ‘Dolce Gabbana’.

Ky fustan sipas uhlumtimeve, i ka kushtuar blogeres plot 4000 euro, ndërsa lulet në fustanin e Mevlanit janë lule bozhuri të cilat simbolizojnë qëndrueshmërinë e kohëzgjatjen e gjërave.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm