Së fundmi, Afrona Dika është kthyer në Kosovë, ku po qëndron në Prishtinë me Bleron.
Para pak ditësh, çifti i martuar shënuan edhe përvjetorin e gjashtë të lidhjes së tyre. E për këtë, Afrona e ftuar në Prive, na zbuloi shumë e shumë detaje që nuk i kishim ditur më parë.
Që nga takimi i parë e deri tek martesa, ajo nuk kursen asnjë detaj të bukur.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Afrona publikoi një fotografi duke treguar se ishte shkrepur para një takimi romantik me bashkëshortin e saj.
E duke ditur se 14 shkurti, përveçse do të votojmë, mbrëmjen mund ta kalojmë me të dashurin tonë – e sigurisht veshja është një element i rëndësishëm.
Afrona, duket mjaft komode në një palë xhinse të errëta dhe një këmishë të zezë nga mëndafshi. Flokët i ka bërë me onde dhe grimi është më i theksuar tek pjesa e syve e kombinuar me një buzëkuq nude. Për të kompletuar pamjen ajo zgjodhi një palë çizme me take.
Kjo paraqitje e saj na jep shumë filozofinë franceze të modës – elegante por komode. /Prive.al