Frikërat më të shpeshta të burrave

By

Të gjitha jemi kureshtare të dimë se cilat janë frikërat më të mëdha të burrave në lidhje me femrat. Çfarë i step ata?

Kur je në fazën e takimeve, është gjithmonë ideja se duhet të jesh “burrë”, por si mund të jesh një “burrë”, kur të duhet të jesh i kuptueshëm, i ndjeshëm, djalë i mirë? Prej kësaj dileme, do të merrni përgjigje edhe për shumë pyetje të tjera!

Përse disa meshkuj kanë frikë ta bëjnë hapin e parë?

Sepse kanë frikë mos i tejkalojnë kufijtë tuaja.

Femrat gjithmonë na thonë se “s’duhet t’i marrim leje për ta puthur”. Thonë se mjafton që thjesht, ta puthësh, por në ditët e sotme kjo mund të konsiderohet si një dhunim.

Përse disa meshkuj e humbin interesin kur kuptojnë se je e interesuar për ta?

Mund të jetë prej mungesës së vetëbesimit. Njerëzit nuk e duan diçka që e kanë. Kjo reflekton mendimin që njerëzit kanë për veten. Nëse vazhdoni ta pëlqeni një femër së cilës e dini që i pëlqeni, do të thotë se ndiheni mirë me veten, shkruan anabel. Por nëse kërkoni vazhdimisht të jeni me dikë që e di se nuk ju do, do të thotë se doni t’i provoni vetes diçka që vjen nga pasiguritë tuaja.

Është e vërtetë, meshkujt që flenë me shumë femra e bëjnë që t’u përkëdhelet sedra.

Ndër gjërat që bëjnë meshkujt më krenar, është kur binden se janë të aftë nga ana seksuale.

Artikuj të ngjashëm