Nora Istrefi tashmë ka disa muaj prej kur edhe ka nisur kaptinën e re jetësore me Robertin dhe vajzën Renée në shtëpinë e tyre tek lagja Marigona Residence.
E natyrisht, pas rehatimit në shtëpi deri në detajet më të vogla ajo që përbën shumë rëndësi janë edhe fqinjët, marrëdhënia me të cilët ka rol krucial në ambientin e ri.
E duket se edhe në këtë pjesë Norës po i shkon për mrekulli pasiqë afër e ka një kolege për vite të tëra e cila ka kohë që ka shënuar distancimin e plotë prej muzikës duke iu përkushtuar totalisht familjes.
Fjala është për Jehona Sopin që sot ka festuar ditëlindjen në një mbledhi modeste në oborrin e shtëpisë ku e pranishme ka qenë edhe krijuesja e hitit ‘Sa t’kom dasht’.
Komplimentet në superlativa për Jehonën nga Nora nuk kanë munguar në rrjetin social Snapchat. /Prive.al