Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj, ishte këtë mbrëmje i ftuari i Alaudin Hamitit në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.
Ai përveç zhvillimeve në karrierën e tij artistike dhe planeve për të ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për jetën e tij personale.
Ramosaj po ashtu, është pyetur për fotografinë e tij kontraverse ku doli krejtësisht nudo në Instagram.
Një gjë të tillë asnjë burrë shqiptar s’e kishte bërë më herët, ndërsa mbrëmë në NIN, ai ka thënë se atë fotografi e ka publikuar ngase nuk ka komplekse.
“Unë bëj çkado që më bën të ndjehem vetvetja. Nuk kam komplekse”, ka thënë Ramosaj.