Që tani ajo është një vogëlushe e famshme dhe emri i lakohet në media e rrjete sociale.
Kjo për shkak se u lind në një familje të famshmish, në një familje ku gjithçka bëhet është muzika.
Vogëlushja Rene, vajza 2 vjeçare e çiftit të famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha, që tani ka filluar ta kuptojë rëndësinë e festës së 28 Nëntorit.
Duke mbajtur një mini pankartë në dorë ku shkruhet “Urime 28 Nëntori”, Rene ka pozuar në një fotografi të cilën më pas Roberti e ka publikuar në Instagram, duke e uruar festën e flamurit për shqiptarët.
Rene ka vizatuar edhe dy zemra në faqe, ndërsa nga sytë e saj po rrezatohet lumturi. /Prive.al