Artisti i njohur, Stine duket të jetë bërë goxha nostalgjik së fundmi.
Ai ka ndarë disa imazhe nga “vitet e rinisë”, përfshirë një që i takon një periudhe prej para 25 vitesh.
“Që shumë herët edhe me sport”, mbishkroi ai në imazhin e shkrepur në Hannover të Gjermanisë në vitin 1999.
Edhe pak ditë më parë, Stine publikoi një fotografi pranë një pianoje, duke shkruar “shok me pianon, që shumë herët”.
E përkundër kalimit të viteve, Stine duket të ketë ndryshuar fare pak – pajtoheni?