Në Qershor të këtij viti një doktoreshë ruse ka publikuar foto të modeles Arbenita Ismajli që pretendohej se ishin para dhe pas operacionit të hundës.
Së fundmi në një mini-intervistë me ndjekësit, kjo doktoreshë është pyetur për Arbenitën nëse fotot e saj janë të vërteta apo photoshop.
Doktoresha është përgjigjur se ajo nuk publikon asnjëherë foto të pavërteta, vetëm foto të punës së saj.
“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”
“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time” është përgjigjur doktoresha.
Kjo deklaratë mesa duket e ka revoltuar modelen e cila ka publikuar në “Instastory”, një foto ku shihen mesazhet kërcënuese që ajo i ka dërguar doktoreshës.
“Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, ishin mesazhet që Arbenita ia kishte dërguar doktoreshës ruse. /tvklan.al