Nuk ka shumë ditë që ai për herë të parë në jetë, mori epitetin baba.
Kryebashkiaku simpatik i Tiranës nga radhët e PS-së, u bekua me një djalë nga martesa e tij me Ajola Xoxën.
Veliaj që është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar edhe fotografinë e parë më të birin e tij emrin e të cilit e zbuloi po ashtu.
“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, ka shkruar Veliaj në Instagram, ku po ashtu ka publikuar edhe një fotografi duke mbajtur Kajanin në krahë.
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u martuan rreth 5 vjet më parë në një dasmë shumë të përfolur në Kalanë e Gjirokastrës.
Burime thonë se fëmija ka pasur disa komplikacione të vogla, por është në gjendje të mirë. /Prive.al