Ka kohë prej kur ka publikuar këngë të fundën herë mirëpo këngëtarja e njohur Ledina Çelo nuk e ka asnjëherë problem vëmendjen.
Shumë aktive në rrjete sociale, ajo shpesh krijon lajm me pamjen e saj.
Përkundër viteve që ecin, Ledina, tashmë me prefiksin 4 përpara nuk e ndjen aspak peshën e kohës duke qenë në top formë.
E tillë është shfaqur edhe në fotografinë e fundit të postuar në rrjete sociale nga pushimet në jugun shqiptar, mirëpo kësaj radhe ka ngjallur shumë polemika.
Foto në bikini, e shkrepur nga prapa nuk iu ka pëlqyer shumë komentuesve të cilët i kanë rikujtuar këngëtares faktin që është nënë e dy fëmijëve.
‘Ate shplaft mortja ty .nene me dy femije e thua mirmengjes me b*th’ – është një prej komenteve i cili pasohet nga të tjerë ndjekës me të njejtën logjikë.
Megjithatë të shumtë kanë qenë edhe përkrahësit e Ledinës për këtë fotografi të cilët e kanë komplimentuar për linjat duke thënë se nuk është fundi i botës kur një grua bëhet nënë.
Po ju si mendoni, ekspozimi i tepërt apo normal? /Prive.al